Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se përkundër asaj që po ndodhë në botë, amerikanët dhe evropianët e kanë vëmendjen kah Kosova dhe përmbyllja e shtetndërtimit të saj, duke filluar nga marrëveshja me Serbinë deri tek ulja e Kosovës në OKB.
“Përkundër asaj që ky vit përcillet me drama të mëdha ndërkombëtare amerikanët dhe evropianër e kuptojnë se nga Sllovenia deri në Maqedoninë e Veriut është një temë e hapur dhe ajo është mos anëtarsimi i Kosovës në OKB.”, ka thënë Hoxhaj.
“Kur e shoh vëmendjen e madhe amerikane, kur Sekretari Blinken në fillim të vitit i dërgoi letër Kurit dhe i tregoi qëndrimin amerikan, dhe i thotë se kjo që shkruan në këtë letër nuk është qëndrim i imi personal por i politikës amerikane dhe presidentit Biden dhe thotë se qëllimi është tek njohja e ndërsjellë, mendoj se këtë mundësi do të duhej ta shfrytëzojë Kosova. Dhe nëse kjo nuk ndodhë në vitin 2022-2023 sa Joe Biden mund të jetë në Shtëpinë e Bardhë bota mund të ketë lëvizje tjera tektonike në rrafshin gjeopolitik.”, tha Hoxhaj në Top Talks, në Top Channel.
Ish-ministri u jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se nëse Serbia dhe Kosova nënshkruajnë një marrëveshje të ndërsjellë, e cila në thelb e ka njohjen dhe marrëdheniet diplomatike, Hoxhaj tha se kjo do të mundësonte që Kosova të anëtarësohet në OKB dhe njohjet individule do të ishin irrelevente, të parëndësishme.