Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, bashkë me sekretarin e partisë, gjithashtu kandidat për deputet, Uran Ismailin, përmes një adresimi kanë shpalosur programin e rimëkëmbjes së shëndetësisë në Kosovë.
Përmes një adresimi që u transmetua në shumicën e televizioneve dhe mediave online në Kosovë, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj dhe kandidati për deputet Uran Ismaili, kanë shpalosur programin e PDK-së për Rimëkëmbjen e Shëndetësisë në Kosovë.
Ai, gjithashtu, pati edhe disa fjalë për Albin Kurtin, liderin e VV-së, i cili kishte refuzuar të dalë në debat me Hoxhajn, me ftesë të këtij të fundit.
Madje, Hoxhaj, për refuzimin e Kurtit për ballafaqim në debate, tha se vetëm regjimet autokratike e bëjnë këtë.
“Për fat të keq Vetëvendosje po i injoron qytatarët. Sepse nuk i respekton proceset demokratike. I intereson vetëm pushteti por jo qytetarët dhe interesi i tyre. Kjo parti dëshiron pushtetin, por nuk po na tregon cka do të bëjnë me pushtetin. Nuk dëshiron të diskutoj për programe me ne. Por kjo është shumë e gabuar. Vetëm regjimet autokratike e bëjnë këtë.”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj, gjithashtu tha se Lëvizjes Vetëvendosje iu është dhënë shanca që të formojë qeverinë vitin e kaluar dhe ata dështuan. Sipas tij, kjo parti përbëhet nga një njeri, i cili nuk mund të bashkëpunojë me askënd dhe nuk e respekton askënd.
“LVV-së i është dhënë shanca që të formojë qeverinë vitin e kaluar. Ata dështuan. Sepse kjo parti përbëhet nga një njeri.Albin Kurti nuk mund të bashkëpunoj me askënd. Ai e ka dëshmuar një gjë të tillë. Sepse ai nuk e respekton askend. Sepse nuk i respekton rregullat e një procesi demokratik. Sepse nuk i respekton institucionet tona.”, ka thënë Hoxhaj.
Tutje, Hoxhaj tha se Albin Kurti nuk e respekton procesin zgjedhor, ikë nga debatet dhe nuk i respekton qytetarët e as institucionet.
“Ai tha se do të jetë Kryeministri, por më lejoni t’i them unë atij diçka. Ai nuk është i denjë për të qenë Kryeministër.. Sepse është një njeri i vetëm. Sepse ai nuk mund të bashkëpunoj. Ai e ka dëshmuar veten e tij. Qytetarët ja kanë dhënë atij një shancë. Dhe ai e ka hedhur poshtë atë. Qeverisja e Shëndetshme është Puna në Ekip. Jo një shfaqje i një njeriu të vetëm si z. Kurti.”, u shpreh kandidati për kryeministër Hoxhaj.
Kujtojmë adresimin e javës së kaluar që kandidati për kryeministër e bëri bashkë me kandidatin për deputet Bedri Hamza, ku folën për programin e rimëkëmbjes ekonomike në Kosovë.