Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një
video- adresimi , ka thënë se Albin Kurti ka ndërtuar tërë karrierën e tij duke sulmuar, linçuar dhe kërcënuar institucionet e shtetit.
“Albin Kurti e ka ndërtuar tërë karrierën duke i sulmuar, linçuar dhe kërcënuar institucionet e shtetit, ligjet e shtetit, simbolet e shtetit. Unë kam vrapuar në çdo shtet të botës që t’i sjell njohje Kosovës, me amur të Kosovës.”, ka thënë Hoxhaj.
“Ai e ka përqeshur këtë amur. Unë kam punuar për të krijuar institucione të pavarura, së bashku miqtë tanë perëndimore. Albini i ka gjuajtur institucione
Në këtë adresim, Hoxhaj ka thënë se PDK-ja dhe Kosova është sulmuar me aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, por asnjëherë kjo parti nuk i ka nxjerrë njerëzit në rruugë që ta sulmojnë policinë apo institucionet.“PDK-ja është sulmuar me aktakuzën ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Është sulmuar vetë Kosova, historia jonë, lufta e UÇK-së. Por, PDK-ja asnjëherë nuk i ka nxjerrë njerëzit në rrugë që ta sulmojnë policinë tonë, institucionet tona.”, ka thënë Hoxhaj.Ai, ka shtuar se as Hashim Thaçi, as Kadri Veseli e as vet ai, nuk kanë bërë asnjëherë thirrje që të mos bashkëpunohet me drejtësi, përkundër sulmeve që i kanë marrë.
“As Thaçi, as Veseli dhe as unë asnjëherë nuk kemi bërë thirrje që të mos bashkëpunohet me drejtësinë, veç pse ne po goditemi. Sepse, për Thaçin, Veselin, mua personalisht dhe PDK-në, fati i Kosovës është me i rëndësishëm se fati ynë personal, ose interesi ynë partiak.”, ka thënë Hoxhaj.