Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se Miroslav Lajcak është një zgjedhje e mirë si emisar i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi.
Ish-ministri i jashtëm, tani deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se emërimi mundshëm i Miroslav Lajcak, si Përfaqësues i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, është zgjedhje e mirë.
Sipas Hoxhaj, Lajcak ka mbështetur Kosovën dhe Ballkanin për dekada dhe ka një njohuri të jashtëzakonshme për secilin vend të rajonit.
“Ai është një zgjedhje e mirë si për BE-në ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor”, ka përfunduar Hoxhaj në Twitter.
Shkrimi i plotë:
Mirëpres emërimin potencial të Lajcak si përfaqësues Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për Ballkanin Perëndimor. Ai ka mbështetur Kosovën dhe Ballkanin për dekada dhe ka njohuri të shkëlqyera për secilin shtet dhe rajonin. Ai është një zgjedhje e mirë për BE’në dhe Ballkanin Perëndimor.