Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se Serbia po intensifikon agjendën propaganduese dhe sulmet kundër Kosovës në prag të 10-vjetorit të pavarësisë.
“Serbia po intensifikon agjendën propaganduese dhe sulmet kundër Kosovës në prag të 10-vjetorit të pavarësisë. Lajmet e rrejshme dhe kërcënimet e vazhdueshme në ndarje të territorit e ndryshim të kufijve janë pjesë e kampanjës sistematike kundër Kosovës dhe të ardhmes euro-atlantike të rajonit’, ka shkruar Hoxhaj, në Twitterin e tij.
Deklarata e ish-shefit të diplomacisë kosovare vjen ditën që mediet raportuan se Heinz-Christian Strache, zëvendëskancelar i Austrisë, ka thënë se veriu i Kosovës duhet ta ketë të drejtën e vetëvendosjes.
“Mendoj se njohja e Kosovës është çështje vetëm e Serbisë. T’i bësh presion vendit për këtë do të ishte rrugë e gabuar”, ka cituar e përditshmja serbe “Politika” të ketë thënë Strache. Ai të hënën do ta vizitojë Beogradin, ku të takohet me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) February 11, 2018