Hoxhaj: Lavrov bëri fushatë propagandistike kundër Kosovës në Serbi

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se vizita e Sergei Lavrov në Serbi, u bë për t’i dhënë mbështetje Aleksandar Vuçiqit para zgjedhjeve që do të mbahen atje.

Deputeti i Partisë Demokratikë të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Aleksandar Vuçiq po synon ta kopjojë modelin autoritar rus dhe putinizmin në Serbi. 

Përmes një shkrimi në Twitter, Hoxhaj u shpreh se vizita e Lavrovit në Serbi, gjithashtu shërbeu si një fushatë propagandistike kundër Kosovës, para takimit në Washington që do të kenë këto dy shtete më 27 qeshor.

“Lavrov vizitoi Serbinë për ta  mbështesë Vuçiqin para zgjedhjeve, i cili po synon ta kopjojë modelin autoritar rus dhe putinizmin në Serbi. Kjo shërbeu gjithashtu si një fushatë propagandistike kundër Kosovës, para takimit në Washington më 27 qershor.”, ka shkruar Enver Hoxhaj në Twitter.

Të ngjashme