Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se mbështet plotësisht vendimin e qeverisë për targat e makinave, duke shtuar se SHBA dhe BE duhet të reagojnë ndaj këtij agresioni të Serbisë të ndërmarrë me mbështetjen e Rusisë.
Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ka thënë se derisa ishte në qeveri, ka mbështetur reciprocitetin me Serbinë. veçanërisht, siç u shpreh ai, kur ata nuk arritën të respektonin marrëveshjet e Brukselit.
“Kur isha në Qeveri, unë mbështesja reciprocitetin me Serbinë, veçanërisht kur ata nuk arritën të respektonin marrëveshjet e Brukselit! Tani si deputet i opozitës, unë gjithashtu mbështes plotësisht vendimin e drejtë të Qeverisë për targat e makinave. SHBA dhe BE duhet të reagojnë ndaj këtij agresioni të Serbisë të ndërmarrë me mbështetjen e Rusisë.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
When I was in Government I supported reciprocity w/Serbia, especially when they failed to respect Brussels agreements!Now as an opposition MP, I also full support Gov’s just decision on car plates.The US & EU must react to this aggression of #Serbia undertaken w/Russia’s backing.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) September 25, 2021