Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëherësh kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoxhaj, sot ka votuar në fakultetin Filologjik në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Hoxhaj aty tha se përmes këtyre zgjedhjeve dhe votës së qytetarit, caktohet e ardhmja politike për 4 vjetët e ardhshme.
“Sot është një ditë e veçantë dhe shumë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës, meqë përmes votës së çdo qytetari po caktohet e ardhmja jonë politike për 4 vjetët e ardhshme prandaj e ftojmë çdo qytetarë që te del të voton. Kërkojmë votë masive që të kemi një qeverisje të mirë dhe transparente dhe thellim të partneritetit ndërkombëtarë me miqtë tanë amerikanë”.