Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë në seancën e sotme, se kur është ftuar debati për politikë të jashtme, ishte janar dhe në atë kohë ka qenë një situatë tjetër politike. Ai ka thënë se dialogu politik për anëtarësim në OKB, ka vdekur, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, partia në pushtet ka pretenduar gjithmonë që politika është e jashtme, por qëllimet janë të brendshme.
Deputeti nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj, ka thënë ministrja e jashtme e Kosovës Donika Gervalla në vend se të merret me aplikimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, ajo po merret me përjashtimin e diplomatëve tanë.
Në fjalën e tij në Kuvend në debatin parlamentar për politikë të jashtme, ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se cdo prejashim i Rusisë nga ndonjë organizate është mundësi antarësimi për Kosovën.
“Cdo prejashim i Rusisë nga ndonjë organizate është mundësi antarësimi për Kosovën. Në ditën kur Rusia përjashtohet në Strasburg nga Keshilli i Evropës, atë dite zoja Gërvalla përjashton nga puna jashtligjshëm diplomatë në Prishtinë. Në ditën kur Rusia përjashtohet nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB, ju e shkarkoni ambasadorin tonë në New York. Në vend se të merreni me aplikim, merreni me prejashtimin e diplomatëve tanë. Është koha që të na tregoni se kur do të aplikoni në Këshill të Evropës. Kur për Statusin e kandidat të BE-së. Deri më tani, jeni duke humbur cdo shancë.”, ka thënë Hoxhaj në fjalën e tij në Kuvend.