Ministri Hoxhaj e paralajmëron Gjuriqin…

Prishtinë | 05 Tet 2016 | 15:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka theksuar se ndalimi i shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqi, nuk ndërlidhet me arrestimin e drejtorit të Policisë në veriun e Mitrovicës, Nehat Thaçi, por ky rast duhet të kuptohet në një rrafsh më të gjerë.

Madje, Hoxhaj ka theksuar se nëse Gjuriq sillet në të ardhmen kundër shtetit të Kosovës, do të sillen njësoj me të.

Këto komente ai i ka bërë para deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës.

“Arrestimi i Thacit duhet të kuptohet në një rrafsh më të gjerë. Në koordinim me kryeministrin e vendit ne nuk kemi lejuar që Marko Gjuriq, për shkak të sjelljeve të tij provokuese, për shkak deklaratave kundër Kushtetutës së Kosovës, kundër shtetit të Kosovës, kundër frymës së normalizimit të raporteve ndërshtetërore me Serbinë të hyjë në Kosovë. Jemi të gatshëm që edhe në të ardhëm nëse sillet kështu Gjuriq, si shtet i Kosovës të sillemi karshi tij në mënyrën e njëjtë”.

“Herë pas here Gjuriq gjatë vizitave të tij në Kosovë nuk respekton protokollin e shtetit të Kosovës, nuk respekton Policinë e Kosovës dhe nëse ai operon kundër frymës së normalizimit dhe  kundër shtetit të Kosovës do të sillemi njësoj me të”, ka theksuar ai.

Hoxhaj ka folur edhe për arrestimin e oficerit të lartë të policisë në veri të Mitrovicës, Nehat Thaçi, duke theksuar se nga java e kaluar janë marrë me rastin e tij.

Gjatë këtyre ditëve kemi pasur takime të rregullta me kryeministrin e vendit, ministrin e Punëve të Brendshme dhe do të bëjnë çdo përpjekje që Thaçi të lirohet sa më parë.

“Qasje të tilla dhe akte të tilla nga ana e Serbisë janë të papranueshme. Kemi formuar një grup punues, një lloj Task Force, e cila në mënyrë intensive po bënë përpjekje që ta mbështetë policin Thaçi, sikurse ambasadori Valdet Sadiku, që ka bërë përpjekje të bëjë kontakte me të”.

“Jemi të gatshëm që në të ardhëm të marrim masa në raport me mbështetje ligjore që mund t’i ofrohet policit Thaçi. Në dy javët e fundit ka qenë një agjendë provokuese e Serbisë në rajon prej asaj çka ndodhë në Republikën Srpska me referendumin, deri te intereferimi në punë të brendshme të Kosovës, deri të interferimi i sistemit zgjedhor në Mal të Zi dhe vendet tjera të rajonit”, ka thënë Hoxhaj.

 

Të ngjashme