Zëvëndëskryeminitri Enver Hoxhaj ka qëndruar në Ferizaj ku bashk me kryetarin e kësaj komune Agim Aliun dhe kandidatin për deputet nga PDK Elmi Reçica e kanë vizituar shkollën “Jeronim de Rada” dhe Qendrën e Kompetencës”
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, njëherësh kandidat për deputete të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se prioritet i qeverisë është që të behet procesi i mësimit tërditor.
“Për arsimin fillor dhe të mesëm prioritet i joni do të jetë shndërrimi i mësimit tërditor, do të bëjmë çdo gjë që mësimi tërditor të jetë i vetmi proces mësimor në Republikën e Kosovës. Rritja e cilësisë në arsim do të behët nga mësimi tërdior, rritja e hapësirës kohore që një nxënës qëndron në shkollë, rritja e numrit të stafit, po natyrshmit që ka të bëjë edhe me mbështetje financiare në të ardhmen, por nga vitit 2020-2021 do të fillojmë me pilotimin e mësimit tërëditor në gjithë Republikën e Kosovës, kjo do të bëjë që shkolla të jetë edhe një institucion i dijës dhe një qendër që edhe më tutje do ta kultivoje dinjitetin dhe virtytet dhe anën humane dhe sociale të çdo njërit në Republikën e Kosovës dhe kjo do të bënte që sistemi jonë arsimor të jetë i konkurrushem dhe të garon me të
Me këtë rast numri një i qeverisë lokale të Ferizajt, Agim Aliu është shprehur se në këto shkolla ishte për të parë ndryshimin, për të parë ecjen, për të parë atë që i duhet Republikës së Kosovës.
“10 vite më parë kishte zëra skeptik çka do të ndodh dhe nuk besohej në një vizion që kishim ne, për të ardhmen e të rinjëve dhe të rejave të regjionit të Ferizajt dhe të Republikës së Kosovës, dhe nga ajo që pamë sot me kolegët dhe me prezantimin që bënë nxënësit e shkëlqyer, profesorët e tyre u faktua se ne kishim të drejt, prandaj duhet të besohet në vizionet e tilla, në njerëz që kanë guximin, kanë vendimmarrjen mbi të gjitha kanë vullnetin e dashurinë për këtë vend, për të siguruar të ardhme të ndritshme për fëmijët tanë”, ka thënë Kryetari Aliu, përderisa shtoi se si qeveri lokale gjithmonë do të mbështesë këtë shkollë.
Me këtë rast edhe drejtori i Qendrës së Kompetencës Bashkim Hyseni, ka falënderuar këta ta fundit për vizitën e bërë, ndërsa ka theksuar se cilësia e arsimit në këtë shkollë gjithnjë është në rritje.
Idenë për mësimin tërditor e ka përkrahur edhe kandidati për deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës Elmi Reçica.
“Ne duhet të punojmë për të vazhduar me procesin mësimor tërditor në mënyrë që ta dëshmojmë që niveli i shoqërisë sonë, niveli i mësimnxënies, por edhe niveli i gjendjes në familje është rrit. Kuptohet që nëse janë të punësuar të dy prindërit dhe fëmijët janë në shkollë, atëherë do të duhej që të kujdeset pikërisht shkolla dhe mësimdhënësit me të gjitha pjesë tjerë të ekipit të shkollës për ta. Çështje tjetër që unë dua të theksojë se një nga qëllimet e mësimit tërditorë, është që ne në periudhat që vinë jemi të interesuar që ngritet niveli i arsimit, por njëkohësisht të investojmë shumë që të rinjët tanë të mbesin këtu në Kosovës, është me shumë rëndësi që t’a ruajmë substancën e të rinjëve këtu, dhe në kuadër të kësaj ata mund të rrinë këtu nëse ka shkolla të tilla, arsimohen dhe edukohen në këtë formë, dhe nëse arsimohen në këtë formë, nëse i përshtaten edhe tregut të punës pas kryerjes së kësaj shkolle së paku për të siguruar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre”, ka theksuar Reçica.
Me këtë rast edhe drejtori i Qendrës së Kompetencës Bashkim Hyseni, ka falënderuar këta ta fundit për vizitën e bërë, ndërsa ka theksuar se cilësia e arsimit në këtë shkollë gjithnjë është në rritje.