Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se me fillimit e procesit gjyqësor ndaj ish-udhëheqësit politik të UÇK-së , Hashim Thaçi, nuk ka filluar një proces kundër një individi, por kundër lirisë së Kosovës.
Ai ka thënë se Thaçi do të dalë fitues edhe ndaj kësaj beteje, për ta mbrojtur Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
Në Hagë, sot nuk filloi një proces kundër Hashim Thaçit, por një proces gjyqësor kundër lirisë së Kosovës, pavarësisë, sakrificës së popullit tonë dhe luftës çlirimtare! Lufta jonë mbrojtëse u bë nga populli Kosovës! Atje po gjykohet populli i Kosovës!
Hashim Thaçi, deri më sot iu ka prirë betejave. Asaj për liri, asaj për pavarësi, asaj për shtetndërtim. Kjo është beteja e radhës dhe jo e fundit që Hashim Thaçi do t’i prijë, për të dalë sërish fitues. Për të dalë fituese Kosova!
Prandaj, paraqitja dijnitoze e Presidentit Thaçi në Dhomat e Specializuara për Kosovën është vazhdim i përpjekjeve të tij për forcimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
E di që do ta mbash premtimin! Mirupafshim miku im!