Kreu kosovar i diplomacisë, Enver Hoxhaj, në një ligjëratë që ka mbajtur në një institut në Holandë ka thënë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka kuptim vetëm atëherë kur të përfundojë me njohjen e ndërsjellë.
Aty ka folur edhe për sfidat e për sukseset e politikës së jashtme të shtetit të ri.
“Në përfundim të vizitës dyditore në Holandë, mbajta një ligjeratë në Instiutin Clingendael për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ku fola për të arriturat e politikës së jashtme të Kosovës dhe sfidat e saj, përfshirë prioritet dhe planet”, ka thënë Hoxhaj, përcjell Koha.net. “Mes të tjerash, theksova se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka kuptim vetëm atëherë kur të përfundojë me njohjen e ndërsjellë”.