Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ishte i pranishëm në Panairin e Librit, te botimet e Universitetit Europian të Tiranës (UET), ku ka nënshkruar dhe komentuar librin e tij “Përplasja e madhe – Si po e lufton Rusia, Kosovën dhe Ballkanin”, raporton Ekonomia Online.
Hoxhaj ka thënë se Libri synon që të ofron një kuptim më të thellë të politikës ruse në raport me Ballkanin dhe të qasjes agresive të Rusisë kundër Kosovës.
“Republikës së Kosovës në të cilin libër unë e trajtojë sa gjeopolitikën ruse, ideologjinë e Putinit dhe përpjekjen e tij për ta keqpërdorur rastin e Kosovës, dhe duke keqpërdorur luftën e Kosovës vendimin dhe rendin ndërkombëtar. Natyrisht që përfshinë edhe luftën në Ukrainë dhe lufta në Ukrainë përfundon me fitoren e Perëndimit dhe Ukrainës, dhe natyrisht që kjo do të jetë një rënie strategjike e Rusisë dhe një dobësim i Serbisë”, tha Hoxhaj.
Tutje shtoi se përpjekja e ti në këtë libër është se si Republika e Kosovës ta përdorë këtë situatë dhe momentum të ri për ta ripozicionuar ndërkombëtarisht Kosovën, për ta anëtarësuar në Nato, KE, për të marr njohjen nga 5 vendet e BE-së .
“Përpjekja ime është se si Republika e Kosovës ta përdorë këtë situatë dhe momentum të ri për ta ripozicionuar ndërkombëtarisht Kosovën, për ta anëtarësuar në Nato, KE, për të marr njohjen nga 5 vendet e BE-së .Rusët në 20 vitet e fundit kanë bërë përpjekje që ta ndërtojnë një bazë në Ballkan, dhe një shtet mund të ushtrojë ndikim në Ballkan kur ka mbështetës, dhe bastion kryesor i politikës ruse dhe kineze në Ballkan është Serbia, ku serbët në Ballkan dhe partitë politike kanë marrëdhënie me partitë politike të Putinit, ku Serbia ka partneritet strategjik me Federatën Ruse, ku Kisha ortodokse serbe është forma më e errët për të ndikuar në Ballkan si platformë e errët ruse e deri tek sektori i energjetikës , tregtisë , naftës, gazit të cilën rusët e përdorin për të ndikuar në Ballkan”, tha Hoxhaj.
Si politikan dhe ish-ministër i Jashtëm, Hoxhaj tha se arritja e një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë Kosovë- Serbi është urgjente, po ashtu edhe anëtarësimi i vendit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ai tha se Europa dhe Amerika duhet ta shtyjnë shpejt integrimin e rajonit në BE dhe NATO, për të pasur një paqe në Ballkan jo thjesht si një mungesë e përkohshme e luftës, por si diçka që nuk mund të ndodhë.
Kjo sipas Hoxhajt arrihet vetëm nëse çështja Kosovë-Serbi mbyllet me njohje të ndërsjellë, nëse mbyllet shtetndërtimi i Bosnjës, nëse zgjerimi i NATO-s lëviz me shpejtësi në raport me Kosovën e po ashtu edhe zgjerimi europian. Si realist, ish-minister sheh zgjedhje të vështira për të ardhmen. Sa më shumë që të zgjasë lufta në Ukrainë dhe përplasja me Perëndimin, – mendon Hoxhaj -, Shqipëria dhe Kosova do të jenë caqe të luftës hibride ruse, të cilën rusët do ta zhvillojnë jo vetëm në nivel rajonal, por edhe europian dhe global.