Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka udhëtuar për në Dubrovik të Kroacisë, ku po merr pjesë në samitin e vendeve të SEECP-së, së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Në margjina të samitit, Hoxhaj ka takuar ministren e Jashtme të Kroacisë, vetëm pak ditë pas emërimit në këtë pozitë, Marija Pejcinoviç Buriç.
Në këtë takim, homologët kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale të cilat i vlerësuan si marrëdhënie historikisht të shkëlqyera, si dhe diskutuan për bashkëpunimin e mëtejmë mes dy vendeve.
Gjatë samitit, Hoxhaj do të zhvillojë takime të shumta me homologë dhe delegacione pjesëmarrëse.