Hoxhaj në takimin me homologun maqedonas: Dialogu me Serbinë ka rëndësi për shqiptarët në Maqedoni

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 14:19 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit, Hoxhaj pohoi kanë biseduar për një mori temash, në mesin e tyre edhe dinamika e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

Hoxhaj bëri të ditur se javën e ardhshme do ta kenë një takim, se çfarë ndodh me raportet bilaterale Kosovë-Serbi.

“Biseduam për disa çështje kryesore e informova për dinamikën e dialogut Kosovë-Serbi ku në shkurt, mars, prill presim agjendë intensive të takimeve në Bruksel ndoshta javën e ardhshme do ta kemi një takim, se çfarë ndodh me raportet bilaterale Kosovë-Serbi ka të bëj me këto dy vende por edhe rajonin dhe do ta informojmë zëvendëskryeministrin edhe në të ardhmen për çdo dinamikë që do ketë ky proces sepse është i rëndësishëm edhe për shqiptarët në Maqedoni, po ashtu e përgëzova për rolin e madh që ka pas caktuar politik shqiptar në bitin 2018 sa i takon emrit dhe biseduam për çështjen qe është në përgatitje të vitit 2018 por që shpresojmë që do të ndodh në 2019 mbledhja r përbashkët e dy qeverive, jenë 17 marrëveshje që do duhej të nënshkruhen”, pohoi Hoxhaj.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani tha se vizita koicidon me ratifikim e marrëveshjes së Prespës në Maqedoni.

Sipas tij, si dy qeveri janë të gatshme të takohen në muajin maj.

“Vizita koincidon me një ditë të rëndësishme se sot presim në Greqi ratifikimin e marrëveshjes se Prespës që përmbylljet çështja e emrit dhe Maqedonia mbyll të gjitha çështjet e hapura bilaterale me fqinjë dhe hap rrugën për anëtarësim më NATO dhe BE. Mendojmë dhe jemi të gatshëm që mbledhja e përbashkët e qeverisë të jetë në maj kemi punuar dy administratat për të përgatitur marrëveshjet e nevojshme”, tha Osmani, raporton EO.

Të ngjashme