Hoxhaj në Universitetin Reichmond në Izrael: Tensionet në veri, shkak kontrollimi territorial e jo udhëheqja politike e komunave

Prishtinë | 02 Qer 2023 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Izrael, nga ku ka treguar se ka mbajtur edhe një ligjeratë në Universitetin Reichman në Tel Aviv.

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, ka disa ditë që po qëndron në Izrael për vizitë zyrtare ku ka takuar shumë politikanë dhe udhëheqës të shtetit izraelit.

Përmes një shkrimi në rrjetib social Twitter, Hoxhaj ka ndarë pjesë të ligjeratës së tij me studentët e Institutit për Diplomaci dhe Politikë të jashtme “Abba Eban” në Universitetin Reichman, në Tel Aviv.

“Politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk ka të bëjë me njerëzit, me komunitetin serb dhe jetën e tyre, por me territorin! Prandaj, tensionet e fundit nuk kan të bëjnë me atë se kush politikisht udhëheq komunat, por kush kontrollon territorialisht ato! Kjo është politikë hegjemoniste, e cila ka humbë në vitin 1999 me çlirimin e Kosovës, dhe në 2008-ën, me pavarësinë. “, ka shkruar Hoxhaj, të ketë thënë në Universitetin Reichmond. 

Ai, tutje ka treguar se ka thënë se BE-ja ka nxjerr një mësim nga Ukraina se në çfarë bote jetojmë ne kur fqinj i madh kërcënon apo sulmon, “por jo në Ballkan, ku Serbia ndërhynë dhe destabilizon çdo shtet përreth saj në rajon. Mendoj se një mësim i tillë është me rëndesi edhe në Lindjen e Mesme dhe globalisht.”

Ish-ministri i jashtëm gjithashtu ka kritikuar BE-në, duke u shprehur para studentëve në Izrael se “BE është duke vlerësuar Serbinë dhe Vuçiqin, duke pritur që ai mund të jetë një pro-evropian derisa ai ndjekë shembullin e Putinit drejt një autoritarizmi dhe kur Serbia i ngjanë më shumë Rusisë se BE-së. Zgjidhja e plotë e raporteve Kosovë-Serbi është vetëm përmes njohjes së ndërsjellë.”

Të ngjashme