Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Izrael, ku me ftesë të qeverisë izraelite do të marrë pjesë në forumin e gjashtë botëror antisemit.
Përvec forumit ku do të jenë mbi 300 personalitete pjesëmarrëse nga vende të ndryshme të botës, Hoxhaj do të zhvillojë agjendë të ngjeshur takimesh brenda dhe jashtë forumit.
Hapjen e forumit ndërkombëtar do ta bëjë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Hoxhaj do të qëndrojë në Izrael për një vizitë dyditore.