Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se Serbia historikisht dhe gjeopolitkisht gjithnjë ka qenë zgjatje dhe instrument i Rusisë për destabilizimin e Ballkanit.
Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se nëse BE nuk do të ndikojë që politika e jashtme serbe të shkëputet nga Rusia, kjo, sipas Hoxhajr, do dëmtojë kredibilitetin dhe seriozitetin e Brukselit në Ballkan dhe në botë.
Hoxhaj tha kështu pasi Parlamenti Evropian sot ngriti shqetësimin rreth mos-rreshtimit të Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë.
“Serbia historikisht dhe gjeopolitkisht gjithnjë ka qenë zgjatje dhe instrument i Rusisë për destabilizimin e Ballkanit. Sot, Parlamenti Evropian ngriti shqetësimin rreth mos-rreshtimit të Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë! Por, nëse BE nuk do të ndikojë që politika e jashtme serbe të shkëputet nga Rusia, kjo do dëmtojë kredibilitetin dhe seriozitetin e Brukselit në Ballkan dhe në botë! Për Brukselin dhe Beogradin do të vlejnë veprat dhe jo fjalët!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.