Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj, vizitoi stadiumin e futbollit në Gjilan dhe ka thënë se dy skuadrat futbollistike dhe dy tifozëritë e zjarrta të Gjilanit akoma nuk e kanë gati stadiumin e tyre.
Gjatë një vizite në Gjilan, Enver Hoxhaj ka thënë se sporti është shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe shëndetin e të rinjve.
Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj tha se në Qeverinë e Rimëkëmbjes të udhëhequr nga ai, stadiumi i qytetit në Gjilan dhe terrenet sportive kudo në Kosovë do të jenë prioritete shumë të rëndësishme.
Lexoni të plotë statusin e tij:
Sporti është shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe shëndetin e të rinjve. Por, aktivitetet sportive kërkojnë edhe infrastrukturë modern.
Në stadiumin e Gjilanit, që sot e vizitova, rikonstruktimi është zvarritur nga dy qeveritë e kaluara. Fatkeqësisht, dy skuadrat futbollistike dhe dy tifozëritë e zjarrta të Gjilanit akoma nuk e kanë gati stadiumin e tyre.
Qyteti i Gjilanit njihet për pasionin e madh për futbollin dhe meriton sa më shpejt një stadium modern.
Në Qeverinë e Rimëkëmbjes të udhëhequr nga unë, stadiumi i qytetit në Gjilan dhe terrenet sportive kudo në Kosovë do të jenë prioritete shumë të rëndësishme.