Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për vdekjen e Fadil Vokrrit.
Në një postim në Facebook Hoxhaj u shpreh i tronditur me lajmin ndërsa tha se Kosova do ta ruajë kujtimin për Vokrrin.
“Çfarë lajmi trishtues vdekja e legjendës tonë të futbollit, Fadil Vokrri! Ngushëllime familjes, miqve dhe qytetarëve të Kosovës. Do ta ruajmë gjithmonë kujtimin për të. Prehu në paqe, Fadil!”, ka shkruar Hoxhaj.