Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar familjen Gashi për vdekjen e gazetarit Sulejman Gashi.
Vdekjen e gazetarit përmes rrjetit social e ka lajmëruar djali i tij Driloni, ndërsa Hoxhaj, ka shkruar se Sulejman Gashi ishte zëri më kredibil i Kosovës në Washington dhe i Amerikës në Kosovë.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e gazetarit e intelektualit Sulejmam Gashi. Me dekada ai ishte zëri më kredibil i Kosovës në Washington dhe i Amerikës në Kosovë.
Pushoftë në paqe shpirti i këtij njeriu të madh! Ngushëllime familjes dhe miqve!”, ka shkruar deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj në Facebook.