Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj i është kundërpërgjigjur kryetares së Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka kushtëzuar votën për demarkacionin me caktimin e datës për zgjedhje parlamentare.
Në Imazh të RTK-së, Hoxhaj tha se është në diskursin opozitar që të flitet për gjëra të tilla, por sipas tij zgjedhje gjatë këtij viti nuk do të ketë. “Qeveria Haradinaj do të ketë mandate 4-vjeçar, dhe nuk ka asnjë arsye apo hapësirë për të pasur zgjedhje”, deklaroi Hoaxhaj.
Ish-kryediplomati kosovar, Hoxhaj, është shprehur optimist së këtë të enjte do të votohet demarkacioni dhe gjatë këtij viti qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza në zonën “Shengen”.
Sipas tij, ka konsensus dhe pret që këtë marrëveshje ta votojnë të gjithë deputetet përfshirë edhe ata të Listës serbe.
Ai nuk ka dhënë afate se kur mund të levizet pa viza por ka lënë të kuptohet se në rastin më optimal është fundi i këtij viti.
Zëvëndëskryeministri Hoxhaj tha se nëse Kosova bën detyrat e saja atëherë BE-ja nuk ka asnjë arsye që të mos e mbaj premtimin për liberalizim vizash.