Kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj, gjithashtu kandidat për kryeministër nga kjo parti, ka thënë se po i përcjell me shqetësim lajmet për termetin në Kroaci.
Enver Hoxhaj, përmes Twitterit, ka thënë se Kosova i qëndron pranë Kroacisë në këtë ditë të vështirë, duke uruar që kjo tragjedi të kalojë sa më shpejtë.
“Me shqetësim të thellë po përcjell lajmet për termetin në Zagreb. Kosova i qëndron pranë Kroacisë në këtë ditë të vështirë. Qoftë e kaluar kjo tragjedi!”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.