Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me drejtorin e Qendres së Studentëve në Prishtinë me të cilin ka diskutuar për kushtet që ka kjo qender.
Hoxhaj me këtë rast ka thënë se nga koha kur ka qenë ministër i Arsimit ka bërë përpjekje që të ketë kushte më të mira për studentët.
” Investimet në këtë qendër nga koha kur kam qenë Ministër i Arsimit kanë bërë që kjo qendër të ofrojë kushte shumë të volitshme për studentët.”
Numri dy i Partisë Demokratike shtoi se zbritja e çmimit të akomodimit dhe menzës për 50 përqind dhe ndërtimi i konvikteve të reja, mundësoi që familjet kosovare ta përballojnë dërgimin e fëmijëve për shkollim.
” Po ashtu, reflektuam në rezultatet e zbritjes së çmimit të konvikteve dhe menzës për studentët 50%, sikurse edhe ndërtimin e konvikteve të reja, gjë që mundësoi që shumë familje kosovare të mund ta përballojnë dërgimin e fëmijëve për shkollim të mëtejmë”.
Hoxhaj ndër të tjera tha se PDK në mandatin e ardhshëm do të bëjë rritjen numrit të bursave për studentëve.
“PDK do ta ketë në fokus lehtësimin e komponentave të ndryshme, siç është rritja e numrit të bursave, në mënyrë që studentët të kenë mundësi të përqendrohen në mësime dhe të arrijnë sukses.”
Postimi i plotë:
“Në Qendrën e Studentëve në Prishtinë takova drejtorin Fatmir Sfishta. Investimet në këtë qendër nga koha kur kam qenë Ministër i Arsimit kanë bërë që kjo qendër të ofrojë kushte shumë të volitshme për studentët. Me drejtorin Sfishta, po ashtu, reflektuam në rezultatet e zbritjes së çmimit të konvikteve dhe menzës për studentët 50%, sikurse edhe ndërtimin e konvikteve të reja, gjë që mundësoi që shumë familje kosovare të mund ta përballojnë dërgimin e fëmijëve për shkollim të mëtejmë. Edhe në mandatin e ardhshëm, #PDK do ta ketë në fokus lehtësimin e komponentave të ndryshme, siç është rritja e numrit të bursave, në mënyrë që studentët të kenë mundësi të përqendrohen në mësime dhe të arrijnë sukses”.