Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka kujtuar viktimat e 11 shtatorit, duke thënë se Kosova është gjithmonë partnere me SHBA-në në luftën kundër terrorizmit.
Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se 11 shtatori do të mbetet gjithmonë një datë e dhimbjes dhe një datë e kthesës historike.
“Në kujtesën e botës së qytetëruar, 11 shtatori do të mbetet gjithmonë një datë e dhimbjes dhe një datë e kthesës historike, me ç’rast bota u bashkua kundër të keqes, në luftë kundër terrorizmit.”, ka shkruar Hoxhaj.
Tutje, ai ka thënë se me 11 shtator u dëshmua se kur të gjithë bashkohen me idealin e lirisë, paqes e sigurisë globale, e keqja nuk mund të triumfojë asnjëherë!
“Populli i Kosovës ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan! E Kosova gjithmonë partnere me SHBA-në në luftën kundër terrorizmit. Nderime për viktimat e 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA! “, përfundon statusin Enver Hoxha