Hoxhaj për dështimin e mbledhjes së RYCO-s: Serbia është kundër bashkëpunimit rajonal

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar për dështimin e mbledhjes së bordit ekzekutiv të organizatës RYCO.

Hoxha tha se Serbia është përgjegjëse për dështimin e kësaj mbledhje.

“Serbia është drejtpërdrejtë përgjegjëse që ka dështuar takimi i bordit të RYCO-së, në Prishtinë sot”.

“Kjo sjellje është kundër bashkëpunimit rajonal dhe procesit të Berlinit. Ne i bëjmë thirrje BE-së të reagojë pasi kjo është qartazi politika e Serbisë – që të shkatërrojë të gjitha nismat rajonale”, shkruan Hoxhaj në rrjetin social Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme