Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar sot me deputeten e Parlamentit të Shqipërisë, Rudina Hajdari.
Hoxhaj tha se Hajdari është një politikane me potencia.
“Një politikane e re me shumë potencial dhe një zë i fuqishëm në Shqipëri që po ndjek gjurmët e babait të saj, politikanit Azem Hajdari, për forcimin e demokracisë dhe perspektivës evropiane të shtetit shqiptar”, tha Hoxhaj.