Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për paraqitjen e tij në takimin e parë në dialogun Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj është shprehur se java e kaluar shënoi mjerimin politik të kësaj Qeverie, që me cirkuset e tij diplomatike e manifestoi Albin Kurti.
“Në vend të njohjes nga Serbia, në Vjenë ai kërkoi mos sulmimin nga ajo. Në vend se të zotohet për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit dhe forcimin ekonomik të vendit, mohoi ligjshmërinë e saj”, ka shkruar ai.
Hoxhaj ka thënë se pret që Albin Kurti të sillet me përgjegjshmëri shtetërore dhe institucionale në takimin që do të mbahet në Paris.
“Meqë këtë javë Kosovën e pret një tjetër takim i rëndësishëm dhe i vështirë në Paris, uroj që Albin Kurti të ketë reflektuar mbi marrëzitë e tij politike të ditëve të fundit e mjerimin anarakist dhe të sillet me përgjegjshmëri shtetërore e institucionale”, ka përfunduar Hoxhaj.