Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se Bosnja dhe Hercegovina tregon se është e varur ende nga Beogradi, kur bën proteza të tillë si mos-ftesa e Kosovës në Konferencën e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Banjallukë.
“Duke mos e ftuar Kosovën në Konferencën e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Banjallukë, Bosnja dhe Hercegovina promovon vlera anti-europiane dhe politika përjashtuese që minojnë bashkëpunimin regjional”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai ka përshëndetur Shqipërinë e Maqedoninë për anulimin e pjesëmarrjeve për shkak të Kosovës.
“Anulimet e Maqedonisë dhe Shqipërisë për këtë ngjarje janë përgjigja më e mirë për këtë sjellje destruktive, dhe një indikator se Bosnja është e varur nga Beogradi”.