Hoxhaj përuron Shtëpinë Muze – Fadil Vata në Suharekë

Suharekë | 27 Nën 2020 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj, ka përuruar ndërtimin e Shtëpisl Muze për nder të Fadil Vatës, në Suharekë.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se Fadil Vata ishte veprimtar i pathyeshëm, i rrallë edhe ndër vet aktivistët e asaj kohe.

“Ishte shtyllë e lëvizjes patriotike të shqiptarëve në vitet e njohura të demonstratave të 1981. “, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka thënë se kujtimi për Fadil Vatën do të jetë i përhershëm dhe do të kuntohet gjithmonë për veprën vetëmohuese të tij, e cila frymëzoi gjeneratat deri në ditët e sotme!

Lexoni të plotë statusin e Enver Hoxhajt në Facebook:

I nderuar të marr pjesë në përurimin e Shtëpisë Muze – Fadil Vata, bashkë me Ramë Vatajn e Bajrush Xhemajlin, në Sallagrazhdë të Suharekës.

Fadili ishte veprimtar i pathyeshëm, i rrallë edhe ndër vet aktivistët e asaj kohe. Ishte shtyllë e lëvizjes patriotike të shqiptarëve në vitet e njohura të demonstratave të 1981. I burgosur nga regjimi i ish-Jugosllavisë, por deri në fund i vendosur për t’i forcuar strukturat politike, të cilat më pas edhe themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Qoftë i përhershëm kujtimi për të dhe për veprën vetëmohuese të tij, e cila frymëzoi gjeneratat deri në ditët e sotme!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme