Kuvendi ka vazhduar me shqyrtimin e Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, raporton Ekonomia Online.
Zëvendëskryeministëri Enver Hoxhaj, tha se me këtë Projektligj, Kuvendi bëhet pikënisja e dialogut dhe pikarritja e tij.
Sipas tij, kryefjala e këtij Projektligji sa i përket dialogut është Kushtetuta dhe mbrojtja e interesave strategjike të Kosovës.
“Deri më tash ka qenë një kërkesë e të gjitha partive në Kuvend që Kuvendi të jetë bartës i procesit të dialogut dhe të ketë Projektligj. Kuvendi bëhet pikënisja e dialogut dhe pikarritja e tij. Çdo kërkesë që kanë pasë të gjitha partitë, grupet parlamentare, çdo shqetësim është i përfshirë në këtë rrebesh”.
“Kryefjala e këtij Projektligji sa i përket dialogut është Kushtetuta dhe mbrojtja e interesave strategjike të Kosovës. Së dyti ky projektligj i jep mandate delegacionit shtetëror të Kosovës, e mbikëqyr këtë delegacion dhe me këtë të rregullohet llogaridhënia politike para qytetarëve”.
“…së treti ky Projektligj e rregullon përbërjen e barabartë të të gjitha subjekteve politike të atyre në pozicionin qeveritar dhe atyre në opozitë sikurse mundëson të ketë edhe një përfaqësues nga shoqëria civile”.
“Së katërti e rregullon hierarkinë e procesit të dialogut dhe atë çka mund e të mos mund të rregullohet, funksionimin e dialogut shtetëror, strukturën dhe përgjegjësit e tij dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës, duke përfshi Kuvendi, presidentin dhe Qeverinë”.
Ai ka sqaruar se kanë hartuar një platformë shtetërore mbi dialogun, për të cilin u shpreh i gatshëm ta prezantojnë para Kuvendit kurdo që është e nevojshme, raporton EO.
“Ne kemi hartuar në bazë të rezolutës edhe platformën shtetërore për dialog. Jemi të gatshëm ta prezantojmë kur do që Kuvendi kërkon. Ka pasë një debat në 2018 rreth dialogut, ka pasë dallime në qasjen tonë ndaj dialogut”.
“Mendojmë që me këtë Projektligj natyrisht që janë dhënë të gjitha parametrat e duhur që çështja e përfaqësimit të Kosovës në dialog të përfaqësohet në mënyrë të mirëfilltë”.