Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ku po debatohet rezultati i matjes së territori të Kosovës nga komisioni i angazhuar për këtë punë, ka thënë se komisioni ka bërë një punë shumë të mirë dhe se raporti i dalë nga ky komision është shumë kredibil.
“Raport kredibil, serioz dhe objektiv raporti i komisionit për Matjen e territorit të Kosovës. Komisioni ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë”, ka thënë Hoxhaj.
“Kryerja e këtij procesi është pjesë e kompletimit të sovraniteti të Kosovës”, shtoi ai.