Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj ndalimit të hyrjes në Serbi të analistit, filozofit dhe kritikut të artit, Shkëlzen Maliqit.
Hoxhaj përmes një postimi në Twitter ka shkruar se kjo është në kundërshtim me normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Qeveria e Serbisë po vazhdon absurditetin e saj! Sot ata ndaluan filozofin e fashmshëm dhe kritikun e artit Shkëlzen Maliqi për të folur në një panel lidhur me ‘Kosovën dhe Serbinë, 20 vjet bashkëpunim kulturor’”.
“Kjo është kundër normalizimit të marrëdhënieve dhe Bashkimi Evropian duhet të veprojë menjëherë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit”
Shkëlzen Maliqit i është ndaluar hyrja në Serbi në kufirin e Merdarës me Kosovë.
Në një prononcim për Telegrafin, Maliqi tregoi se policia kufitare e Serbisë nuk i ofroi asnjë informacion lidhur me veprimin e tyre.