Zv. kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar kabinetin qeveritar për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Kosovë-Maqedoni, raporton Ekonomia Online.
Hoxhaj tha se së shpejti pritet të ndodhë ky takim i përbashkët dhe se vonesat kanë qenë nga ana e Maqedonisë së Veriut e cila ka qenë duke u marr me marrëveshjen e Greqisë.
“Një koordinim të fundit për mbledhjen e përbashkët të mbledhjeve, vonesat e mbajtjes së mbledhjes kanë qenë me arsyetim të brendshëm të Maqedonisë për marrëveshjen me Greqinë, kemi 14 marrëveshje që pothuajse janë finalizuar dhe janë edhe 3-4 që mund të realizohen“, tha ai.
“…Tani po presim deri sa të përfundoj Maqedonia marrëveshjet e saja, ne jemi gati”, tha Hoxha.