Hoxhaj: Serbia është duke bërë një diplomaci të pistë

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 23:49 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq kinse Republika Dominikane ka tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”, Hoxhaj ka thënë se Serbia është duke përdorur një diplomaci të pistë.

“Diplomacia serbe edhe njëherë është duke përdorur një diplomaci të pistë për të shkatërruar shtetësinë e Kosovës dhe po punon në mënyrë agresive për të minuar stabilitetin rajonal për të shkatërruar besimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme