Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit për trenin ilegal serb, të nisur nga Beogradi për në Mitrovicë.
“Qeveria e Kosovës ndaloi sot trenin ilegal të nisur nga Beogradi. Me këtë provokim të ri, Serbia po tregon që është burim i konfliktit, jostabilitetit dhe provokimit. Është shtet që jeton me të kaluarën e errët”, ka shkruar ministri Hoxhaj, në faqen e tij në Facebook.
“Por kurdo që ka nevojë, ne do të sillemi sërish në mënyrë shtetërore për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe dinjitetin e një shteti të ri e të pavarur që i kemi borxh shumëçka. Sjelljet e javëve të fundit të Serbisë janë një këmbanë alarmi edhe për partnerët tanë evropianë për të kuptuar drejt me çfarë mentaliteti millosheviçian kemi të bëjmë”, ka theksuar shefi i diplomacisë kosovare.