Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Enver Hoxhaj, i ka kritikuar udhëheqësit shtetëror të cilët nuk e përmendën ish presidentin Hashim Thaçit dhe ish luftëtarët e UÇK-së që po qëndrojnë në Hagë, në shënimin e përvjetorit të Pavarësisë.
Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se emri i Thaçit, i cili ishte edhe lexues i deklaratës së Pavarësisë, lidhet historikisht me këtë datë, derisa krerët shtetëror i ka quajtur shpirtngushtë.
“Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet.” Kjo i shkon sjelljes së djeshme zemërngushtë të atyre që në Kuvend nuk mundën t’ia thonin emrin atij, me të cilin historikisht lidhet shpallja e Pavarësisë, Hashim Thaçit, dhe as të përmendin luftëtarët tanë të lirisë, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin!”, ka shkruar Hoxhaj.Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet.” Kjo i shkon sjelles së djeshme zemërngushtë të atyre që në Kuvend nuk mundën t’ia thonin emrin atij, me të cilin historikisht lidhet shpallja e Pavarësisë, Hashim Thaçit, dhe as të përmendin luftëtarët tanë të lirisë, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep