Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj i cili po qëndron në New York ka thënë se shumë shpejt do të sjellë lajme të reja për njohjen e Kosovës.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Kam vazhduar me agjendën e takimeve lobuese në New York me përfaqësuesit e vendeve të CARICOM’it, Azisë dhe Afrikës, të cilave u kam kërkuar ta njohin pavarësinë e Kosovës. Jam optimist që shumë shpejtë do të kemi lajme të mira dhe njohje të reja për Kosovën”, shkruan Hoxhaj.