Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është solidarizuar me gjendjen e krijuar në Itali pas tërmetit shumë të fuqishëm që solli dëme të mëdha, persona të lënduar por kaloj pa viktima në njerëz.
“Italia mike sërish u godit nga një tërmet. Solidarizim me popullin dhe qeverinë italiane në këto momente të vështira”, ka shkruar Hoxhaj Facebook.
Ndërsa në Twitter, Hoxhaj ka shkruar se “Uroj Italisë një përmirësim pas natës së mbrëmshme. Mendimet tona janë me të gjithë në zonat e prekura”.
Gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm, qyteti Norcia u godit fuqishëm nga një tërmet i shkallë 6.6 të Rihterit, sipas Reutersit, ndërsa pas vetes la shumë gërmadha dhe të lënduar, por deri më tani nuk është raportuar për asnjë të vdekur.