Ish-ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj e ka vlerësuar takimin në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq si shumë të rëndësishëm për fazën e ardhshme të dialogut mes dy shteteve.
Në një postim në Twitter, Hoxhaj shkruan se arritja e paqes është obligim i rëndësishëm i dy shoqërive.
“Takimi mes Presidentit Thaçi dhe Vuçiq është me rëndësi të madhe për fazën e ardhshme të dialogut. Paqja është obligim sublim për shoqëritë tona”, shkruan Hoxhaj.
President i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq janë takuar sot në Bruksel, për të diskutuar për fazën e re të dialogut për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.