Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri jo-rezident të Arabisë Saudite, Abdelmomen Moammed Sharaf, me ç’rast kanë bisedar për raportet midis dy vendeve.
Hoxhaj ka bërë të ditur se bashkëpunime të reja, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik, do të diskutohen edhe gjatë vizitës që ai do ta realizoj së shpejti në Arabinë Saudite, transmeton Klan Kosova.
“Bashkëpunime të reja, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik, do të diskutojmë edhe gjatë vizitës sime në Arabinë Saudite të cilën do ta realizoj së shpejti, duke pasuar forumin ekonomik me biznese nga Arabia që është mbajtur vitin e kaluar në Prishtinë”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Hoxhajt në Facebook.