Hoxhaj takohet me Osmanin dhe Kurtin, konsultohen për formimin e institucioneve

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 11:08 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë pritur në takim u.d e kryetarit të PDK- së, Enver Hoxhaj, për tu konsultuar për formimin e institucioneve.

Bashkë me Hoxhajn në takim ka qenë prezentë edhe sekretari i PDK së Uran Ismaili, raporton Ekonomia Online.

Një takim Kurti dhe Osmani  do ta mbajnë edhe me Ramush Haradinajn, kreun e AAK-së në ora 13:30.

Megjithatë, një takim me Osmanin e Kurtin nuk do ta mbajnë nga LDK-ja.

Kryetari i zgjedhur i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku nuk është shprehur i gatshëm që të shihet me liderin e LVV-së dhe Osmanin në ditën e parë të punës si kryetar i Lidhjes Demokratike.

Takimi që ishte thirrur për në orën 12:30, sipas Abdixhikut mund të mbahet të premten.

Të ngjashme