Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Sofje ka takuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakachanov.
Duke e falënderuar për mbështetjen e Bullgarisë dhënë Kosovës në shumë fusha, e në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave, Hoxhaj e ka informuar zëvendëskryeministrin Karakachanov për procesin e transformimit të FSK-së.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj theksoi se përkrahja e Bullgarisë si shtet anëtar i NATO-së është tejet e rëndësishme për këtë proces.
Gjatë qëndrimit në Sofje, Hoxhaj ka takuar edhe kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Kristian Vigenin. Palët diskutuan për procesin e liberalizimit të vizave dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët.