Hoxhaj takon Presidentin e ri të Finlandës, e falenderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Prishtinë | 18 Shk 2024 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën treditore të Sigurisë në Mynih, sot ka takuar edhe Presidentin e ri të sapo zgjedhur të Finlandës, Aleksander Stubb. 

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në ditën e tretë të Konferencës për Siguri në Mynih, takoi Presidentin e sapo zgjedhur të Finlandës Aleksander Stubb, të cilin e falenderoi për miqësinë me Kosovën. 

“Kënaqësi e veçantë të takoj dhe bisedoj me Presidentin e sapo zgjedhur të Finlandës ,Aleksander Stubb, një lider inspirues dhe një mendje gjeopolitike. E urova për përgjegjësinë e re shtetërore dhe e falenderova për miqësinë me Kosovën !”, ka shkruar Hoxhaj. 

Të ngjashme