Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka takuar mbrëmë tri degët e PDK-së, në Mitrovicë, Vushtrri dhe Fushë Kosovë.
Gjatë këtyre takimeve, Hoxhaj i ka njoftuar anëtarët e këtyre degëve me zhvillimet e fundit në lidhje me projektligjin për rimëkëmbje ekonomike dhe propozimet e PDK-së, të cilat do të jenë pjesë e pakos dhe votimit që pritet të bëhet të premten.
“Ne vazhdojmë të jemi në opozitë ndaj qeverisë, mirëpo asnjëherë nuk do të ndalim punën në favor të qytetarëve. Ata kanë nevojë ta ndjejnë dorën e shtetit çdoherë, e sidomos tani në kohë pandemie”, ka thënë ai.
Anëtarët e PDK-së në Mitrovicë, Vushtrri dhe Fushë Kosovë janë shprehur të kënaqur me masat e propozuara nga PDK-ja për rimëkëmbje ekonomike.