Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po vazhdon të insistojë se është koha që misioni i UNMIK-ut të tërhiqet nga Kosova.
Në një postim në Twitter, Hoxhaj ka deklaruar se mandati i UNMIK-ut është kryer para 10 vitesh.
Ai tha se që nga atëherë, ky mision është kthyer në një barrë financiare për Kombet e Bashkuara.
“UNMIK-u nuk ka më as objektiva, as funksionalitet dhe as detyra, prandaj është koha që të mbyllet”.