Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar besimtarët e krishterë për festën e pashkëve.
Hoxhaj tha se Kosova gjithmonë ka qenë vend i paqes dhe tolerancës, ndërsa ka bërë thirrje që kjo festë të shërbejë për ta ripërtrirë besimin me njëri-tjetrin, solidaritetin dhe mirëkuptimin si vlera të përbashkëta që ndajnë qytetarët e Kosovës.
“Urime Festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të krishterë. Kosova gjithmonë ka qenë vend i paqes dhe tolerancës, prandaj kjo festë le të na shërbejë që ta ripërtrijmë besimin në njëri tjetrin, solidaritetin dhe mirëkuptimin, si vlera tona të përbashkëta”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.