Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka uruar gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Përmes llogarisë së tij personale në Facebook, ai ka uruar që të ketë paqe e shëndet në të gjitha familjet kosovare e të besimtarëve myslimanë, transmeton Indeksonline.
‘Urime festën e Fitër Bajramit shqiptarëve kudo që janë dhe të gjithë besimtarëve myslimanë. Paqe, begati dhe shëndet në familjet e juaja! EH’, ka shkruar ai.