Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka uruar lidhjen diplomatike të Izraelit ndaj Kosovës, duke thënë se është mirënjohës për udhëheqjen e Departamentit të Shtetit Amerikan për këtë moment historik.
Hoxhaj, përmes një statusi në Tëitter, ka thënë se e mirëpret vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit.
Ai ka thënë se, kjo ishte një udhërim i gjatë deri më sot dhe vlerësoi se mbështatjen e Amerikës dhe Izraelit për pavarësinë e Kosovës.
“E mirëpres vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit. Mirënjohës për udhëheqjen e Departamentit të Shtetit për këtë moment historik të rëndësishëm. Ishte një udhëtim i gjatë deri më sot dhe vlerësoj mbështetjen e miqve tanë në Amerikë dhe Izrael për pavarësinë e Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.